Bella Hadid është duke u përgatitur për një betejë ligjore me Adidas… me burime që na thonë se ajo ka punësuar një këshilltar ligjor për përballjen me gjigantin e veshjeve atletike.
Burime të njohura me situatën thonë për TMZ se avokatët e Bella-s kanë ndërmarr veprime kundër Adidas për mungesën e përgjegjësisë së tyre publike, duke bërë një fushatë mizore dhe të dëmshme.
Ky spot ku Bella Hadid shfaqet me atletet Adidas të modelit SL72 ka krijuar mosmarrëveshje të thella mes saj dhe një prej markave më të famshme gjermane në botë për prodhimin e veshjeve sportive.
Modelja e famshme ka mbledhur grupin e saj të avokatëve për të hapur një proces gjyqësor ndaj kompanisë Adidas që vendosi të heqë figurën e saj nga spoti.
Vendimin, Adidas e mori pas kundërshtive që Izraeli bëri për përfshirjen në këtë spot të modeles amerikane, e bija e biznesmenit të fuqishëm amerikan Mohamed Hadid, i lindur në territoret palestineze.
Adidas e bëri Bella fytyrën e një atlete retro duke iu referuar Olimpiadës së Mynihut të vitit 1972, ku 11 atletë izraelitë u morën peng dhe u vranë nga terroristët. Adidas kërkoi falje, duke thënë se ata kurrë nuk kishin për qëllim të bënin një deklaratë në lidhje me tragjeditë historike. Më herët, Adidas njoftoi se po rishikonte fushatën e saj.
Duket sikur Bella me këtë veprim ligjor u thotë njerëzve se nuk e dinte se në çfarë fushate po futej kur nënshkroi … dhe bën Adidas përgjegjëse për këtë.